Bllokimi i pronave te politikaneve/ Stringa: SHBA me dorë të hekurt

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Bllokimi i pronave te politikaneve/ Stringa: SHBA me dorë të hekurt

Pedagogu Azmi Stringa komentoi urdhrin ekzekutiv të lëshuar nga Presidenti amerikan Joe Biden për t’i ndaluar hyrjen në SHBA dhe konfiskuar pasurinë kujtdo që shkakton destabilizim në Ballkan.

 

I ftuar në “Quo Vadis”, Stringa e cilësoi një akt të qartë politik, me objektiv rikthimin e fokusit të korrupsioni në rajon.

 

Advertisement

“Ishte një sinjal politik, jo vetëm për vendet e rajonit. Ishte një akt i qartë politik për rithimin e fokusit të korrupsionit në Ballkan.”

 

Stringa tha se qëllimi i SHBA është turpërimi publikisht i një funksionari a entiteti, por edhe “t’ua heqë fuqinë”, duke iu shkaktuar izolim, në mënyrë që të tjerët mos të interagojnë më me ta.

 

Advertisement

“Unë besoj që do të ketë një fushë veprimi. Ata funksionojnë duke çuar disa mesazhe, dhe duke marrë disa masa. Duhet të kuptojmë cili është qëllimi i këtij procesi? Amerika ka pasur një qëllim. Amerika e përdor këtë thellësisht çështjen e nxjerrjes së individëve apo entitetve në tre fusha: shtete që janë armike të Amerikës, ndaj organizatave apo individëve që i konsideron terroristë, ose të përfshirë në trafikun e dorgës. Për herë të parë, ata po shkojnë edhe në një hap tjetër, ata të përfshirjes në korrupsion.”

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy