19-vjeçari Jehon Breçani do të qëndrojë në burg.
Kjo ishte masa e sigurisë e caktuar këtë të hënë nga Gjykata e Tiranës për djalin e ish-shefit të policisë, Erzen Breçani.
Advertisement
I riu shkaktoi një aksident të rëndë pak ditë më parë në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë, duke lënë të plagosur një 24-vjeçare.
Xhenisa Gega humbi njërën këmbë për shkak të përplasjes së fortë, ndërkohë që ishte në trotuar.
Advertisement