Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Leonard Bashaliun, autor i vrasjes se ndodhur në fshatin Gjocaj më datë 8 qershor ku u qëllua për vdekje shtetasi Ylber Xhahysa.
Viktima dhe autori fillimisht debatuan e më pas u përplasën fizikisht duke goditur njëri-tjetrin me karrige.
Advertisement
Pas përleshjes 36-vjeçari Leonard Bashaliu shkoi në makinën e tij dhe mori pistoletën.
Ai qëlloi katër herë drejt 44-vjeçarit dhe më pas u largua me qetësi në banesë ku edhe u kap nga policia.
Advertisement
Shkak për vrasjen sipas dëshmisë të dhënë në polici nga 36-vjeçari, Leonard Bashaliu u bë një konflikt i nisur rreth pese vjet më parë pasi viktima i kishte gërvishtur makinën.