Petrovska: Protesta е opozitës, strategji e gabuar ose përpjekje për numërim në terren

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Protestat e organizuara nga OBRM-PDUKM në mënyrë që të fitojnë depërtim në negociatat me Bullgarinë është strategji e gabuar”, është shprehur përfaqësuesja e LSDM, Slavjanka Petrovska, në emisionin “Rruga Drejt” në Alsat.

Siç shtoi ajo, protestat ishin më shumë si përpjekje e partisë për të kontrolluar vlerësimin e saj midis qytetarëve.

“Pyetja është cili është qëllimi përfundimtar i këtyre protestave. A duan thjesht të numërohen? Nëse do ta dëshironin këtë, atëherë e panë forcën e tyre gjegjësisht sa njerëz morën pjesë në ato protesta, ose thjesht duan të shpërqendrojnë vëmendjen e tyre nga ajo që po ndodh në Parlament”, është shprehur Petrovska.

The post Petrovska: Protesta е opozitës, strategji e gabuar ose përpjekje për numërim në terren appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy