Disa shtete janë deshmitare të një eklipsi diellor, ku hëna bllokon pjesërisht diellin, duke krijuar “unazën e zjarrit”.
Eklipsi do të jetë i dukshëm në Hemisferën Veriore.
Advertisement
Eklipsi “unazor” përfshin kryqëzimin e hënës me diellin pa bllokuar plotësisht dritën e tij, duke dhënë pamjen e një unaze të ndritshme rreth hënës. Ky fenomen do të jetë i qartë vetëm në disa vende të botës.
Sipas NASA, “unaza e zjarrit” do të shihet më së miri nga banorët e Kanadasë, Grenlandes dhe Rusisë veriore.
Advertisement