Danimarka i vrau/ Miliona raste me COVID-19 në fermat e nuselalave në BE

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Danimarka i vrau/ Miliona raste me COVID-19 në fermat e nuselalave në BE

Miliona nuselala janë infektuar me koronavirus deri në mes të majit. Diçka e tillë u konfirmua nga Federata Gjermane e Mirëqenies së Kafshëve. Sipas raportit të saj, Sars-CoV-2 u gjet, ndër të tjera, në 290 ferma të nuselalave në Danimarkë, 69 në Hollandë dhe 13 në Suedi.

 

Rastet janë raportuar gjithashtu në Itali, Lituani, Poloni, Spanjë, Francë dhe Letoni dhe sipas autoriteteve, bëhet fjalë për miliona raste. Federata Gjermane për Mbrojtjen e Kafshëve ka kërkuar ndalimin e riprodhimit dhe shumimit të tyre.

 

Advertisement

Duke iu përgjigjur nevojës për të ndërmarrë veprime për të përballuar pandeminë, Danimarka vrau të gjitha nuselalat në fermat e vendit.

 

Masa radikale u justifikua nga argumenti se koronavirusi kishte pësuar mutacion dhe rrezikonte transmetimin te njerëzit. Riprodhimi i nuselalave në Danimarkë është i ndaluar deri më 31 dhjetor 2021.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy