LSM përshëndet vendimin që dita e diel në Maqedoni të jetë ditë pune

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë u shpreh e kënaqur që qeveria miratoi Propozim-ligjin me të cilin mundësohet që dita e diel të jetë ditë pushimi dhe kërkoi nga deputetët që sa më shpejt ta miratojnë ligjin.

“Pas takimit mes kryetarit të LSM-së, Darko Dimovski dhe ministres Jagoda Shahpaska, Qeveria e RMV-së sot miratoi Propozim-ligjin për shpalljen e ditës së diel si pushim javor për punëtorët e Maqedonisë. Kjo nismë e LSM-së shndërrohet në ligj i ndërtuar me dialog social që do të thotë se bashkërisht e kthejmë ditën e diel si ditë pushimi”, shprehen nga LSM.

Ata sqarojnë se keqpërdorimet do të dënohen me gjoba serioze, ndërsa për ato veprimtari që nuk mund ta ndalojnë punën gjatë ditës së diel, punëtorët do të paguhen minimalisht 50 për qind më shumë pagë ditore.

Nga LSM potencojnë se propozimet e tyre në pjesën më të madhe janë pranuar por rikujtojnë se ashtu siç ka qenë deri tani, të gjitha ndryshimet duhet të vinë me dialog social. Ata po ashtu bëjnë thirrje që dita e lirë të mendohet mirë pas ditës së diel për ata që punojnë të dielën nëse do të jetë pas ditës së diel ose para, përkatësisht e shtuna ose e diela në mënyrë që në kohë punëtorët të planifikojë ditën e lirë./Telegrafi/

Advertisement

The post LSM përshëndet vendimin që dita e diel në Maqedoni të jetë ditë pune appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy