Gjendja e krizës në Maqedoni vazhdohet deri në fund të vitit, opozita maqedonase votoi kundër

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka votuar që të vazhdohet edhe për gjashtë muaj gjendja e krizës në të gjithë territorin e vendit, për shkak të mbrojtjes së shëndetit të popullsisë nga pandemia COVID-19.

Me këtë ndryshim, gjendja e krizës në vend të 30 qershorit 2021, do të përfundojë më 31 dhjetor 2021, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kundër këtij vendimi votuan deputetët e OBRM-PDUKM-së, të cilët thanë se është e panevojshme të vazhdohet gjendja e krizës, pasi numri i infektimeve është ulur dhe kjo sipas tyre, bëhet për të manipuluar me zgjedhjet lokale në tetor.

Deputeti Bojan Stojanovski gjatë votimit kërkoi nga Qeveria të dorëzojë analiza dhe raporte për vlerësimin e rrezikut nga pandemia, dhe për nevojën që sërish të shpallet gjendja e krizës./Telegrafi/

Advertisement

 

The post Gjendja e krizës në Maqedoni vazhdohet deri në fund të vitit, opozita maqedonase votoi kundër appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy