U publikua teza e provimit/ Reagon MASR: U bë nga individë të ngarkuar politikisht

Pinterest LinkedIn Tumblr +
U publikua teza e provimit/ Reagon MASR: U bë nga individë të ngarkuar politikisht

Ministria e Arsimit reagoi për herë të parë pasi u teza e provimit të Gjuhë-Letërsisë për maturantët u publikua pak minuta pasi kishte nisur testi. MASR tha se këtë veprim e ka kryer një person i ngarkuar politikisht, ndërsa paralajmëroi ndjekje penale për të.

 

“Vëmë në dijeni opinionin publik se ky rast, apo çdo rast tjetër i ngjashëm me të, që orkestrohet qëllimisht nga individë të ngarkuar politikisht do të çohen para drejtësisë në mënyrë që të mos cënohet procesi i Maturës Shtetërore. Ndjejmë keqardhje që ata gjejnë mënyrën më të pahijshme për të injektuar panik të panevojshëm tek maturantët dhe tek prindërit e tyre, ndërsa duhet të ishin bashkëpunues për të mirën e arsimit. MASR do të kallëzojë penalisht shtetasin, i cili ka publikuar testin e Maturës Shtetërore të Gjuhës shqipe dhe Letërsisë të datës 7.6.2021 në rrjetet sociale gjatë kohës kur provimi ishte ende duke u zhvilluar, si dhe të gjithë pjesëmarrësit në procesin e Maturës Shtetërore të cilët kanë shkelur rregullat duke fotografuar dhe dërguar jashtë qendrave të provimit këtë test, gjatë kohës që ishte duke u zhvilluar.”

 

Advertisement

Sipas Ministrisë së Arsimit, publikimi i testit në rrjetet sociale nuk ka ndikuar në mbarëvajtjen e provimit.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy