Kallëzohet penalisht drejtuesja e Apelit të GJKKO-së, Saida Dollani.
Kallëzimi është bërë nga Altin Avdyli, pjesë e grupit të “Avdylajve” në Shijak.
Advertisement
Në kallëzimin e depozituar nga avokati Renaldi Meka, kërkohet përjashtimi i Dollanit nga trupa gjykuese me pretendimin se ajo ka qëndruar me forcë në pozicionin e relatores.
“Ka qëndruar me forcë në pozicionin e relatores. Është treguar e njëanshme. Duhet të përjashtohet,”- thuhet ndër të tjera në shkresë.
Advertisement
Altin Avdyli është dënuar me 6.8 vjet burg nga Gjykata e Posacme për laboratorin e drogës në Has.