“Të rihapen kufijtë, virusi në Shqipëri është zhdukur”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Të rihapen kufijtë, virusi në Shqipëri është zhdukur”

Operatorët turistikë i bëjnë thirrje Ministrisë së Shëndetësisë të bëjë marketing për situatën e pandemisë në Shqipëri.

 

Xhimi Lala, përfaqësues i operatorëve turistikë, tha në edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus” se kufijtë për Shqipërinë duhen rihapur sepse situata epidemiologjike nuk është më e rrezikshme.

 

Advertisement

“Sezoni ka filluar dhe duket i mbarë. I mbarë duket më shumë për pjesën e bregdetit. Pritshmëritë janë shumë të mira, urojmë që nga 1 korriku të rihapen kufijtë dhe të nisë edhe turizmi kulturor. Urojmë këtë vit të arrijë 50-60% të turistëve në 2019, ishte viti më i mirë. Urojmë që 2022, që ka goxha kërkesa, të jetë shumë shpresëdhënës, urojmë të kthehemi në normalitet. Akoma kufijtë e Evropës janë të mbyllur për Shqipërinë, duht bërë një marketing i fuqishëm për situatën e pandemisë në Shqipëri sepse virusi është zhdukur thuajse komplet. Shqipëria është e hapur për të gjithë. Shqipëria e ka situatën e COVID më të mirë se Greqia dhe Greqia ka mbyllur kufijtë.”

 

Xhimi Lala deklaroi se turizmin në Shqipëri këto kohë po e mbajnë kosovarët, polakët, çekët dhe ukrainasit.

 

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy