Deri tani refuzimi i idesë së bashkëqeverisjes me Edi Ramën është e vetmja pikë që bashkon të 4 kandidatët për kreun e PD. Agron Shehaj gjatë një takimi me demokratët e Krujës ka hedhur poshtë çdo mundësi bashkëpunimi me rivalin politik Rama.
AGRON SHEHAJ
KANDIDAT PER KRYETAR, PD
Advertisement
“Nën drejtimin tim nuk do të ketë bashkëqeverisje, nuk do të ketë marrëveshje, në asnjë rrethanë me Ramën. Do të ketë vetëm opozitë, opozitë. Në pushtet vihet vetëm me votë dhe votat fitohen duke bërë për vete shqiptarët, dhe shqiptarët bëhen për vete duke e bërë PD-në alternativën e njerëzve të ndershëm, të zotë, qytetarë. Me mua në krye, PD do jetë parti demokratike dhe meritokratike, e hapur për të gjithë, me mundësi karriere për të gjithë, dhe karriera do të garantohet përmes garës dhe votës së anëtarëve”
Kur kanë mbetur edhe 6 ditë nga mbyllja e fushatës elektorale brenda PD, çështja më e fortë që ndan 4 kandidatet është procesi i 25 prillit; Lulzim Basha deklaron që zgjedhjet u manipuluan; ndërsa Shehaj, Harxhi e Kadilli besojnë se pavarësisht problemeve Partia Demokratike e humbi këtë garë dhe përgjegjësine kryesore e ka vetë Basha.