Banorët e fshatit Bardhaj në Shkodër kundërshtuan projektin e bashkisë për ndërtimin e rrugës që i lidh me qytetin pasi sipas tyre është jashtë standardeve.
Banore
Na është premtuar një rrugë disa herë nuk është realizuar si premtim. Ka ardhur momenti që ne e kemi kërku na kanë thënë që do realizohet e kanë tenderu si rrugë. Por ne kërkojmë diçka që të jenë dhe 10 metër rrugë, por të jetë me standarde. Nuk duam një rrugë që paraqitet vetëm në facebook apo në statistikat e bashkisë. Kenë nevojë për një rrugë funksionale.
Advertisement
Banore
Rruga ka 30 vjet që askush nuk vë dorë në të. Nuk ka asnjë lloj investimi. U premtua fondi 180 mln lek e bënë 120 mln lek. Na u premtua rrugë urbane na e bënë rurale. O do të ketë standard o punimet do ndërpriten.
Banorët paralajmëruan bllokim të punimeve nëse nuk merret parasysh kërkesa e tyre.
Rruga lidh rreth 11 mijë banorë të njësisë administrative Rrethina me qytetin e Shkodrës.