Osmani: Opsioni është qershori ose dhjetori për hapjen e negociatave me BE-në

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ajo që na mbron në mosmarrëveshje janë parimet, edhe atë evropiane dhe unë mendoj se kjo është pika jonë më e fortë dhe ne po përpiqemi t’i argumentojmë ato para Bullgarisë, tha Ministri i Jashtëm Bujar Osmani për “24Analiza”.

Sipas tij, një nga ato parime është drejtësia, vlerat demokratike, civilizimi.

“Interesi që gjeneratat e reja të jenë pjesë e BE-së është më i madh se zhgënjimet që gjenerata jonë ka në përpjekjen për të sjellë vendin në BE.

Qëllimi ynë është i qartë, që fëmijët tanë të jenë në BE është më i madh sesa ajo që ata tani e ndiejnë si zhgënjim”, shtoi Osmani.

Advertisement

Ai mendon se qershori është opsioni ose unë do të thosha dhjetori më shumë se gushti dhe shtatori, sepse ata do të kenë fushata zgjedhore.

Në analizë, qershori duket si një mundësi më e mirë, por fatkeqësisht, ajo që ndodhi në Bullgari pa një qeveri e ndërlikon atë dritare të mundësive”, tha ai./Telegrafi/

The post Osmani: Opsioni është qershori ose dhjetori për hapjen e negociatave me BE-në appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy