Europa nis udhëtimet me çertifikata vaksinimi, Greqia mes 7 vendeve që e futi në fuqi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Europa nis udhëtimet me çertifikata vaksinimi, Greqia mes 7 vendeve që e futi në fuqi

Shtatë vende të Bashkimit Europian kanë lëshuar certifikatën e vaksinimit Covid-19 , disa javë përpara fillimit të këtij sistemi më 1 korrik. Sipas Komisionit Europian, shtetet që filluan ta përdorin këtë program më herët janë Greqia, Gjermania, Bullgaria, Republika Çeke, Danimarka, Kroacia  si dhe Polonia.

 

Greqia, fokusi i së cilës është tek turizmi ka qenë një ndër vendet e para në Europë që ka insistuar në përdorimin e certifikatës me karakteristika të përparuara të sigurisë. Certifikatat u jepen personave që janë plotësisht të vaksinuar, atyre që e kanë kaluar virusin dhe kanë zhvilluar antitrupa, si edhe personave  që kanë bërë një test anticovid brenda 72 orëve të fundit.

 

Advertisement

Dokumentet do të jenë në formë dixhitale si dhe në letër, ndërsa do të shpërndahen falas tek qytetarët, në gjuhën kombëtare dhe në anglisht. Ajo do të përmbajë një kod përmes të cilit do të verifikohen të dhënat si dhe do të parandalojë falsifikimin e pasaportave të tilla.

 

Komisioni Europian ka propozuar disa ditë më parë se njerëzit që janë vaksinuar plotësisht nuk duhet të testohen ose të futen në karantinë, pavarësisht nga ku udhëtojnë , nëse kanë kaluar 14 ditë nga doza e dytë. Megjithatë vendet e BE-së nuk e kanë mbështetur ende rekomandimin.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy