Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në emisionin “Top Tema” tha se nuk beson se sivjet do të ketë shtrenjtim të energjisë elektrike.
Ai theksoi se po bëhen analiza të brendshme në institucione dhe në pjesën prodhimit të Elektranve të Maqedonisë së Veriut.
“Mbaj qëndrimin ashtu siç e tha kryeministri. Ne do të gjejmë mekanizma që të mos ketë shtrenjtim të rrymës elektrike”, tha Bekteshi.
Ai shtoi se kjo nuk po bëhet për shkak të zgjedhjeve, por për shkak se qytetarët kaluan nëpër një krizë dhe se presin të mos ketë shtrenjtim të rrymë elektrike.
Ndryshe, javën e kaluar MEPSO kërkoi rritje të çmimit të energjisë elektrike, ndërsa KRRE e cila cakton çmimin theksoi se ata ndikojnë vetëm me 32% të çmimit./Telegrafi/
The post Bekteshi: Nuk besoj se sivjet do të kemi shtrenjtim të rrymës elektrike appeared first on Telegrafi.