Shërbimi inteligjent turk kanë kapur në Kenia nipin e predikuesit Fethullah Gulen, kundërshtar i presidentit Rexhep Tajip Erdogan, duke e kthyer në Turqi.
Erdogan e akuzon për organizimin e një grushti shteti të dështuar në vitin 2016 që la qindra të vdekur dhe mijëra të tjerë të plagosur. Që nga ai vit, Turqia ka arrestuar dhjetëra mijëra njerëz që dyshohet se kanë lidhje me Gulen.
Advertisement
Agjencia e lajmeve Anatolia njoftoi se agjentët e Organizatës Kombëtare të Inteligjencës arrestuan Selahaddin Gulen dhe e kthyen atë në Turqi.
Fethullah Gulen, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara, ka mohuar që ai ishte i përfshirë në përpjekjen për grusht shteti.
Advertisement