Grekët e shtyjnë deri në datën 7 qershor afatin për hyrjen e të punësuarve sezonalë në vendin e tyre. Një gjë e tillë është bërë me dije nga burime pranë Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit Korçë.
Pra, shqiptarët që do të punojnë në vendin fqinj me punë sezonale në bujqësi kanë edhe shtatë ditë të tjera afat për të hyrë në shtetin fqinj.
Masat për grupet e tjera mbeten të njëjta. Deri në 7 qershor është e ndaluar hyrja në Greqi për shqiptarët me dokumente greke dhe për ata që duan të kalojnë tranzit për të hyrë në vendet e BE-së.
Po ashtu, nuk lejohet hyrja e mjeteve te tonazheve të rënda, autobusëve si dhe veturave, madje edhe shtetasit shqiptarë të punësuar sezonale do ta zgjidhin vetë udhëtimin drejt vendit fqinj. Gjatë 24 orëve të fundit nga Shqipëria në drejtim të Greqisë kanë dalë 172 shtetas shqiptarë.