Policia e Maqedonisë njofton se dje një 47-vjeçar u gjet i vdekur në një apartament në Tetovë.
Sipas informacionit nga Ministria e Brendshme, në SPB Tetovë është raportuar se në banesën e tij në rrugën “Saga Ilindenska” është gjetur i pajetë I.I.
Vdekja pa gjurmë të dukshme të dhunës është konstatuar nga mjeku i shërbimit të urgjencës mjekësore, ndërsa vendi i ngjarjes është inspektuar nga Prokurori Publik dhe një ekip inspektimi nga SPB Tetovë.
Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i të ndjerit ishte dorëzuar për autopsi./Telegrafi/
Advertisement
The post Gjendet i vdekur një 47-vjeçar në Tetovë appeared first on Telegrafi.