Problemi me Bullgarinë, nuk ka si temë kryesore çështjet e identiteti maqedonase, por udhëzuesin për zbatimin në praktikë të Marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë të nënshkruar mes Shkupit dhe Sofjes.
Kështu ka deklaruar sot, ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.
“Mendoj se tema kryesore nuk janë çështjet e identitetit, por udhëzuesi i cili do të krijojë parashikueshmëri në zbatimin e Marrëveshjes për fqinjësi. Udhëzuesi për ne është zgjidhje e pranueshme, i cili do të ofrojë atë parashikueshmëri. E kemi biseduar atë plan aksionar në disa raste, por mendoj se më shumë është detyrim i shteteve-anëtare të tregojnë ku do ta vendosin atë udhëzues dhe nëse do ta mbrojnë procesin evropian si të tillë”, tha Osmani.
Kjo deklaratë, është ndryshe nga ato që për një kohë të gjatë plasohen nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut, ku duke aluduar në bllokadën mes Shkupit dhe Sofjes, deklarojnë: “Se për çështjet e identitetit dhe gjuhës nuk negociojmë”.
The post Identiteti maqedonas nuk është temë kryesore e kontestit me Bullgarinë appeared first on Telegrafi.