MPB-Maqedoni: Në një lokal kapën 11 femra duke argëtuar 35 klientë!

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjatë periudhës prej orës 22.20 të datës 29.05.2021 deri në ora 01.00 të datës 30.05.2021, zyrtarë policorë të Sektorit të Punëve të Brendshme në Tetovë në koordinim me inspektorët e Inspektoratit Shtetëror të Tregut kanë kryer kontroll në një objekt hotelerik në fshatin Sedllarcë e Epërme, të komunës Bogovinë, në pronësi të A.A.(30).

“Gjatë kontrollit, në objekt janë kapur 35 persona – klientë dhe 15 femra të cilët i kanë argëtuar klientët. 14 shtetase të huaja dhe katër shtetase të Maqedonisë së Veriut. 11 shtetaset e huaja, të cilat 8 kanë qenë nga Shqipëria, dy nga Kosova dhe një nga Ukraina, është konstatuar se e kanë keqpërdorur leje-qëndrimin turistik”, njoftojnë mes të tjerash nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Të gjithë janë arrestuar dhe ndaj të njëjtëve do të shqiptohet kallëzime përkatëse.

Është marrë në pyetje edhe pronari i lokalit, ndërkaq ndaj të njëjtit, kallëzim penal do të shqiptojë edhe Inspektorati sipas nenit 206 të Kodit Penal.

Advertisement

The post MPB-Maqedoni: Në një lokal kapën 11 femra duke argëtuar 35 klientë! appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy