Qytetarët të cilët janë vaksinuar jashtë Maqedonisë që sot deri më 6 qershor të regjistrohen

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë e informoi opinionin se që sot bashkë me 6 qershorin 2021 në funksion është ueb faqja https://vakcinacija.mk/revaccination që është për regjistrimin e vetëm atyre qytetarëve që janë vaksinuar jashtë vendit ndërsa dëshirojnë të rivaksinohen në vend.

“Përmes regjistrimit të qytetarëve do të mund të kemi pasqyrë të plotë se për çfarë numri bëhet fjalë, me cilat vaksina janë vaksinuar dhe kur duhet të rivaksinohen. Faqja për rivaksinim do të jetë e hapur një javë ndërsa më pas do të mbyllet për regjistrim. Në këtë mënyrë do t’i saktësojmë sasitë dhe llojin e vaksinave që do të na nevojiten. Sfida më e madhe për rivaksinimin e këtyre qytetarëve është fakti që dozat nuk kemi mundur deri më tani t’i planifikojmë dhe nuk e dimë se me çfarë do të disponojmë në momentin kur ata duhet të rivaksinohen”, theksojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Shtojnë se me vaksinën e Astra Zenekas në vend do të vaksinohen vetëm qytetarët mbi 60 vjeç.

“Për të gjithë qytetarët e tjerë pas regjistrimit në faqen e Ministrisë së Shëndetësisë do të bëhet përpjekje të sigurohen sasi të mjaftueshme të vaksinave pas çka do të informohemi më saktë në opinion. Në pajtim me informacionet me të cilat disponojmë pjesa më e madhe e qytetarëve të vaksinuar jashtë vendit, para së gjithash në Serbi duhet të rivaksinohen rreth 19 qershorit”, qëndron në kumtesë.

Advertisement

The post Qytetarët të cilët janë vaksinuar jashtë Maqedonisë që sot deri më 6 qershor të regjistrohen appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy