Vranë shokun e tyre pasi pinë gjithë natën, dhëndri i ish-kryebashkiakut akuzohet për “vrasje me dashje”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vranë shokun e tyre pasi pinë gjithë natën, dhëndri i ish-kryebashkiakut akuzohet për “vrasje me dashje”

Prokuroria e Elbasanit ka dërguar për gjykim 35-vjeçarin Sokol Sanxhaktari me akuzën për “vrasje me dashje” kryer në bashkëpunim. Sanxhaktari është dhëndri  i ish-kryebashkiakut Qazim Sejdini.

 

Po ashtu, Prokuroria ka dërguar për gjykim dhe 42-vjeçarin Adriano Hajdari për të njëjtën akuzë.

 

Advertisement

Në gjyq kanë përfunduar dhe Amadeus Lamçja, 40 vjeç për “moskallëzim krimi”, “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “deklarim të rremë” si dhe Mehmet Muça, 33 vjeç për të njëjtat vepra penale.

 

Kujtojme se ngjarja ndodhi më 30 korrik të vitit të kaluar, rreth orës 04:40 në një lokal në qendër të qytetit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy