Tringa është një vajzë nga Kosova, e cila ka botuar librin “Heroi im” që ia dedikon babait të vrarë në luftë.
Në një lidhje për emisionin “Shqipëria Live”, ka treguar se ushtarët serbë i vranë babanë, gjyshin dhe dy vëllezërit. Ajo zbuloi se shpëtoi nga duart e ushtarëve kur ishte foshnje pasi gjyshja i tregoi se ishte vajzë dhe jo djalë.
“Më pa që isha në djep dhe donin të më vrisnin. Gjyshja it ha që lëshojeni vajzën dhe ata më thanë, vajzë është kjo dhe më lëshuan në krevat. Qëllimi i tyre ishte të vrisnin të gjithë djemtë. Asnjë grua apo femër në familjen tonë nuk është prekur nga forcat serbe.
Unë kur flas për familjen, sa flas me dhimbje, njëkohësisht flas dhe me krenari, sot jam 22 vjeç, studio farmaci në Prishtinë dhe pas çdo suksesi tim qëndron xhaxhai im sepse nuk do isha këtu po të mos ishte ai”, rrëfeu Tringa.