
Pamjet e kamerave të sigurisë kanë zbardhur plagosjen e ndodhur pesë ditë më parë në fshatin Poshnje në Dimal, ku u qëllua me armë zjarri 33-vjeçari, Iljaz Ismaili.
Në videon e siguruar nga Vizion Plus, shihen autorët që zbresin nga një makinë tip furistradë.
Advertisement
Ata konfliktohen fillimisht me fjalë me 33-vjeçarin, Iljaz Ismaili e më pas kur ku i fundit tenton t’i sulmojë fizikisht, njëri prej tyre e qëllon me pistoletë duke e plagosur.
Më pas autorët, largohen me shpejtësi. Lidhur me ngjarjen policia arrestoi Adriatik Shabanaj dhe Aurel Filaj, ndërsa ka shpallur në kërkim katër persona të tjerë.
Advertisement