Filipçe: Në dy javët e fundit më shumë se 100 mijë qytetarë janë paraqitur për vaksinim

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe bëri të ditur se vetëm në dy javët e fundit ka pasur mbi 100 mijë aplikime për vaksinim.

“Më shumë se 100 mijë qytetarë janë paraqitur për vaksinim në ueb-faqen vakcinacija.mk, ndërsa numri i përgjithshëm për vaksinim tejkaloi 400 mijë”, tha Filipçe.

Ai inkurajon qytetarët që të paraqiten për vaksinim në mënyrë që të përfundojë pandemia e coronavirusit.

Ndryshe, vaksinimi masiv zhvillohet në disa qytete edhe atë në Shkup, Tetovë, Kumanovë, Kavadar, Shtip, Manastir, Strumicë dhe Ohër./Telegrafi/

Advertisement

The post Filipçe: Në dy javët e fundit më shumë se 100 mijë qytetarë janë paraqitur për vaksinim appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy