Fillon mbledhja e nënshkrimeve për referendum kundër librave digjital në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prej sot deri të enjten iniciatia qytetare “Libra dhe mësim duhet të ketë” do të duhet të mbledhin 100 nënshkrime për t’u pranuar iniciativa për shpalljen e referendumit për librat digjital.

Sipas njoftimit, qytetarët mund ta japin nëshkrimin e tyre në dy njësitë rajonale të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, në Qendër dhe Manastir, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kjo iniciativë qytetare për nesër (e mërkurë) ka caktuar protesta në të gjithë shtetit, kundër digjitalizimit të librave.

Ata kërkojnë që të ndalohet miratimi i Ligjit për librat, pasi nuk pajtohen që librat e shtypur të zëvendësohen me online, si dhe janë kundër reformave tjera që janë paralajmëruar në procesin arsimor.

Advertisement

Ndryshe, sipas propozim-ligjit për librat dhe materialet shkollore në arsimin e mesëm dhe fillor, nga viti 2021/2022 do të përdoren librat digjital, fillimisht në klasat e katërta, ndërsa në vitet e ardhshme edhe në klasat më të larta, si dhe arsimin e mesëm.

Sipas propozim-ligjit, nxënësit deri në klasën e tretë do të vazhdojnë të mësojnë me libra të shtypur në letër./Telegrafi/

The post Fillon mbledhja e nënshkrimeve për referendum kundër librave digjital në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy