Mijëra qytetarë të Maqedonisë refuzojnë të paguajnë gjobë për shkeljen e protokolleve shëndetësore

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mbi tre mijë qytetarë janë dënuar që nga fillimi i pandemisë për mosrespektim të masave për mbrojtje.

Sipas vendimeve gjyqësore të publikuara në ueb-faqen e gjykatës, personat janë akuzuar për shkelje të orës policore, shkelje të vendimeve për izolim dhe grupim.

Pjesa më e madhe e qytetarëve nuk kanë paguar dënimin në afat dhe kanë përfunduar në gjykatë.

Dënimet janë kryesisht me para, ndërsa shuma maksimale është paraparë 2.000 euro.

Advertisement

Ndryshe, dënimin më të madh për mosrespektim të protokolleve shëndetësore u shqiptua ndaj ish-drejtores së Klinikës së Dermatologjisë. Prokuroria kërkoi gjobë prej 10 mijë eurove për shkak se pas kthimit nga Italia, në vend të izolimit ka shkuar në punë./Telegrafi/

The post Mijëra qytetarë të Maqedonisë refuzojnë të paguajnë gjobë për shkeljen e protokolleve shëndetësore appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy