
Ministria e Punëve të Brendshme njofoti se në territorin e SPB Tetovë ka pasur kontroll të përfocuar për dënimin e shoferëve që tejkalojnë shpejtësinë.
“Gjatë këtij aksioni 173 shoferë janë dënuar, prej të cilëve 91 në Tetovë dhe 82 në Gostivar”, thuhet në njoftimin e policisë.
Nga policia shtojnë se 92 shoferë kanë qenë me shpejtësi mbi 50 kilometra më shumë se shpejtësia e lejuar, ndërsa 16 të tjerë kanë qenë 70 kilometra në orë më shumë se e lejuara.
Aksionet të këtilla do të ketë edhe gjatë ditëve të ardhshme.
“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë./Telegrafi/
The post 173 dënime për tejkalim shpejtësie në territorin e SPB Tetovë appeared first on Telegrafi.