Stërvitje me bluza e çorape/ Qentë mund të zbulojnë njerëzit e infektuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Stërvitje me bluza e çorape/ Qentë mund të zbulojnë njerëzit e infektuar

Qentë e stërvitur me bluza e çorape të veshura nga njerëzit e infektuar me COVID-19 së shpejti mund të përdoren në aeroporte ose vende të populluara për të zbuluar kush është pozitiv e kush jo.

 

Siç njoftojnë shkencëtarët britanikë, nga stërvitja e kryer ka rezultuar se qentë kanë një ndjeshmëri prej më shumë se 94.3% ndaj infeksionit. Shkëncëtarët thonë se qentë mund të zbulojnë asimptomatikët dhe ata me shenja të lehta të sëmundjes si edhe raste të

 

Advertisement

“Qentë mund të jenë një mënyrë e shkëlqyer për të kontrolluar shpejt një numër të madh njerëzish, por edhe për të parandaluar përhapjen e COVID”, tha Steve Lindsay, një profesor që mori pjesë në hulumtim.

 

James Logan, një specialist që drejtoi studimin, tha se avantazhi më i madh i nuhatjes së qenve ndaj testeve të kryhen është shpejtësia e pabesueshme, si edhe saktësia.

 

Advertisement

 

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy