Media serbe ‘Vesti Online’, shkruan se presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, po bën presion mbi qeverinë greke për njohjen e Kosovës.
Referuar burimeve diplomatike media shkuan se, “është e rëndësishme për Uashingtonin që Athina ta njohë pavarësinë e Kosovës përpara vazhdimisht të dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel, i cili është planifikuar në mes të qershorit”.
“Ideja është të ‘dobësohet’ pozicioni i Serbisë me “njohjen greke” dhe të tregohet që pavarësia e Kosovës është punë e kryer.
Ekspertët paralajmërojnë gjithashtu se në rast se Greqia i nënshtrohet presionit të SHBA-ve dhe e njeh Kosovës, kjo do të nënkuptojë shkelje të marrëveshjes së Washingtonit, pas së cilës Serbia mund dhe duhet të fillojë fushatën e çnjohjeve”, thuhet në artikullin e mediumit, raporton gazeta Express në Kosovë.
Në artikull thuhet gjithashtu se Amerika po i kuzhtëzn grekët me ndihmë financiare, investime, hua të reja dhe riprogramimin e huave të vjetra.
Me tej theksohet se nëse Greqia e njeh Kosovën atëherë ka të ngjarë që Spanja, Rumania, Qipro dhe Sllovakia do të ndjekin shembullin e njëjtë.