Siç njoftojnë nga policia, tetëdhjetë e një vjeçari F.D nga Kërçova është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij pasi që më herët fqinjët kanë vërejtur tym në shtëpinë e tij.
Siç bën të ditur zëdhënësi i SPB Ohër, Stefan Dimovski, rasti është paraqitur në polici në Kërçovë dje rreth orës 17:50.
“Me urdhër të prokurorit publik, ekipi i Mjekësisë Ligjore ka bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe është konstatuar se personi ka vdekur për shkak të intoksinimit me monoksid karboni dhe të djegura në trup”, tha Dimovski./Telegrafi/
Advertisement
The post Humb jetën një person nga zjarri në Kërçovë appeared first on Telegrafi.