Bashkimi Demokratik për Integrim shprehet kundër një njësie zgjedhore për shkak se momentalisht nuk është koha.
“Nuk është koha për një njësi zgjedhore. Natyrisht duhet të pasqyrohet heterogjeniteti i shoqërisë sonë multietnike”, tha deputeti i BDI-së, Arbër Ademi.
Edhe pse propozimi për një njësi zgjedhore kishte mbështetjen e LSDM-së, Qeveria dha mendim negativ për ndryshimet e Kodin Zgjedhor.
Ndryshe, propozimi për një njësi zgjedhore ishte i partive politike më të vogla maqedonase që përfaqësohen nga deputetë të koalicioneve në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut./Telegrafi/
Advertisement
The post BDI kundër që Maqedonia të ketë një njësi zgjedhore appeared first on Telegrafi.