Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar, se gjatë 24 orëve të fundit, në spitalet e Shkupit janë shtrirë vetëm 6 pacientë të sëmurë nga Covid-19.
Deri më tani, gjithsej 151 pacientë janë duke u mjekuar në të gjitha repartet infektive në kryeqytet.
“Gjatë 24 orëve të fundit, në klinikat interne janë pranuar 2 pacientë. Në qendrën Covid në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori”, janë pranuar 7 pacientë dhe 6 janë pranuar në Klinikën për sëmundje infektive dhe gjendje febrile”, thuhet në njoftim.
“Në “8 Shtatori” ka gjithsej 53 të sëmurë, ndërkaq në Klinikën Infektive janë të shtrirë 67 pacientë. Gjithsej 151 pacientë mjekohen në repartet infektive të kryeqytetit”, thuhet në kumtesë.
Numri i përgjithshëm i pacientëve që mjekohen në repartet infektive në kryeqytet dhe në spitalet e vendit, është 391, kurse ka 450 shtretër të lirë.
The post Në spitalet e Maqedonisë ka 391 pacientë me Covid-19, në Shkup janë 151 appeared first on Telegrafi.