Qeveria e Maqedonisë së Veriut dha mendim negativ për propozimin për një njësi zgjedhore

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qeveria e Maqedonisë së Veriut dha mendim negativ për Propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Kodit Zgjedhor me të cilin duhet të vendoset një njësi zgjedhore dhe në këtë mënyrë, partitë më të vogla politike do të kenë mundësi më të mëdha për më shumë vende deputetësh nëse garojnë vetëm.

Propozim-ligjin e propozuan deputetët nga partitë më të vogla maqedonase të përfaqësuara në Kuvendin e RMV-së.

Mendimi negativ është nënshkruar nga zëvendëskryeministrit Artan Grubi, ndërsa aty thuhet se nevojitet konsensus i përgjithshëm dhe se nevojitet debat më i gjerë në grupit e punës me partitë politike parlamentare.

“Ashtu sikurse miratimi i Kodit Zgjedhor, detyrimisht imponohet nevoja për konsensus nga të gjitha partitë politike”, thuhet në mendimin e Qeverisë për Propozim-ligjin për një njësi zgjedhore./Telegrafi/

Advertisement

The post Qeveria e Maqedonisë së Veriut dha mendim negativ për propozimin për një njësi zgjedhore appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy