Shqipëria dhe Kosova firmosën një tjetër marrëveshje bashkëpunimi ku përfshihet rritja e numrit të aktiviteteve të përbashkëta të ushtrisë.
Ministri i mbrojtjes në Shqipëri, Niko Peleshi, vizitoi Kosovën ku u pritur me një ceremoni të posaçme nga homologu e tij, Armend Mehaj.
Në një konferencë të përbashkët pas takimit, Peleshi tha se Tirana do ta përkrahë vazhdimisht Kosovën në të gjitha proceset euro atlantike.
NIKO PELESHI
MINISTRI I MBROJTJES NE SHQIPERI
“Ne gëzohemi sa herë vijmë këtu dhe Shqipëria mbetet e pakursyer ndaj Kosovës. Tash jemi prej 12 vjetësh anëtarë të NATO dhe kemi eksperiencë për ta ndarë drejt rrugës në NATO edhe Kosova. Kosova nga importuese e paqes bëhet eksportuese e saj. Kemi edhe një lajm tjetër për rajonin që është stërvitja Defender pjesë e cilës është edhe Kosova. Është stërvitje prej 28 mijë trupave amerikane. Është mesazh i rëndësishëm për rolin që Shqipëria dhe Kosovë kanë në rajon. Integrimi i të gjithë Ballkanit është i rëndësishëm për Shqipërinë, Kosovën dhe vet Evropën.”
Advertisement
Stërvitjet e përbashkëta ushtarake sipas Mehaj janë një nga pikat kryesore te marrëveshjes që do të ndihmojë pjesëmarrje në operacione ndërkombëtare në të ardhmen
ARMEND MEHAJ
AdvertisementMINISTRI I MBROJTJES NE KOSOVE
“Njëra prej marrëveshjes që e kemi diskutuar e arritur së bashku është realizimi i aktiviteteve të përbashkëta në nivel profesional, pra akademinë në mes dy ministrive, është koordinimi i këshillimit nga ana e ekspertizës nga Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë, rendimin e duhur në çështje politike, ushtarake, ligjore për integrimin e Republikës së Kosovës në drejtim te NATO-s dhe iniciativa rajonale. Një pikë tjetër e rëndësisë së madhe është ngritja e stërvitjeve te përbashkëta ushtarake dhe angazhime dhe pjesëmarrje në operacione ndërkombëtare në të ardhmen”
Marrëveshja e re e nënshkruar në Prishtinë e rrit bashkëpunimin në një nivel më të lartë.