MSh: Dje kanë arritur 9.360 doza të vaksinës Pfizer

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë njofton se mbrëmjen e djeshme në vendin tonë kanë arritur 9.360 vaksina Pfizer, 4.680 prej tyre nga kontrata direkte që autoritete vendase kanë arritur me kompaninë Pfizer/BioNTec.

Sipas kontratës, Pfizer çdo të hënë në vendin tonë duhet të dorëzojë 5.000 deri 7.000 doza, respektivisht 26 mijë doza për një muaj. Nga MSh shtojnë se 4.680 dozat tjera janë nga kontrata trelaterale në kuadër të marrëveshjes Team Europe.

Sipas këtij programi për furnizim të Ballkanit Perëndnimor me vaksina, e që udhëhiqet nga Austria, në vendin tonë deri në fund të muajit duhet të arrijnë 19.890 doza të vaksinës Pfizer.

Maqedonia e Veriut nga BE-ja ka siguruar gjithsej 119.213 doza të vaksinave kundër Covid-19.

Advertisement

 

The post MSh: Dje kanë arritur 9.360 doza të vaksinës Pfizer appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy