Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Marjus Demën, i riu që vrau me armë zjarri shokun e tij Mehmet Qema në zonën e 5 Majit në Tiranë.
Me kokën ulur dhe duke qarë, Dema është shprehur i penduar për ngjarjen e rëndë duke konsideruar viktimën si vëllain e tij, ndërsa sipas tij ngjarja ishte aksidentale.
Dema akuzohet për vrasje me dashje dhe armëmbajtje pa leje.
Ndërkohë Gjykata e Tiranës dha masën “arrest shtëpie” për Frenkli Myftari dhe Xhuliano Koçi, ndërsa për Erlin Pekën, Blerim Hotin, Eder Pjetrin dhe Marjus Halilin dha masën ‘Detyrim Paraqitje’.
Mehmet Qema u vra me një plumb në gjoks nga shoku i tij Marjus Dema pasi ishin duke konsumuar alkool në lokalin e autorit. Qema u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mundi t’i mbijetojë plagëve.