Rastet e dhunes ne familje jane rritur ndjeshem muajt e fundit ndersa nuk kane munguara as ngjarjet fatale ku gratë jane vrare nga bashkëshortet e tyre.
Statistikat e gjykatës së Tiranës, nga 1 janari deri më 10 maj të 2021 janë regjistruar 1226 kërkesa për zgjidhje martese nga 840 të regjistruara në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Togat e zeza kanë lëshuar gjithashtu 37 urdhëra të mënjehershëm të mbrojtjes.
VJOLLCA PUSTINA
AdvertisementAVOKATE
Ka kërkesa të vazhdueshme nga gra që këkrojnë nga gjykata lëshim të menjëhershëm të urdhërit të mbrojtjes. Shtimi i rasteve të dhunës në familje la ardhur edhe si pasojë e pandemisë së gjatë, kushteve ekonomike, ndikon niveli kulturor dhe ai arsimor.
Sipas juristes, problem është terheqja e denoncimeve nga grate e dhunuara
VJOLLCA PUSTINA
AVOKATE
Në momentin që bëhet kallëzimi pranë gjykatës, gratë në shumë raste e tërheqin, por dhuna vazhdon përsëri dhe arrin deri në raste tragjike si ajo e Elbasanit.
Advertisement
Por ekspertët ngrenë një tjetër shqetesim. Sipas tyre, rastet e denoncuara shpesh herë nuk merren seriozisht nga uniformat.
ERIDA SKENDAJ
AdvertisementDREJTUESE E KOMITETIT TE HELSINKIT
Jo në të gjitha restet që denoncime e viktimave të abuzuara merren në konsideratë nga policia dhe kjo pastaj sjell më pas përshkallëzim të rasteve me pasoja të rënda për jetën.
Skendaj shton se efektivët e policisë duhet te trajnohen vazhedimisht për të mënaxhuar këto lloj situatash.
ERIDA SKENDAJ
DREJTUESE E KOMITETIT TE HELSINKIT
Duhet ti kushtohet më shumë rëndësi profilit psikologjik, por edhe integritetit moral dhe profesional të policisë që merren me trajtimin e rasteve të dhunës në familje me qëllim që në momentin që një denoncim vjen të ketë vëmendjen e duhur.
Advertisement
Nga ana tjetër, burgimi i burrave dhunues nuk ka sjellë rezultat.
AdvertisementERIDA SKENDAJ
DREJTUESE E KOMITETIT TE HELSINKIT
Kemi patur raste ku njerëz të cilët kanë qënë të dënuar për dhunë dhe pas lirimit kanë kryer të njëjtin krim. Nuk është se kanë sjellë paralelisht parandalim të rasteve. Unë mendoj që më shumë rëndësi duhet të ketë gjurmimi i rasteve.
Përfshirja e të dënuarve në krime të tjera pas lirimit, vjen si rezultat të mosfunskionimit të sistemit të burgjeve, ku sipas Skendaj mungojnë kushtet dhe stafi psiko-social.
ERIDA SKENDAJ
DREJTUESE E KOMITETIT TE HELSINKIT
AdvertisementSistemi ynë i burgjeve ka një numër të kufizuar të akomodimit. Ka problematikat e tij në drejtim të infrastrukturës dhe ka mungesë të punonjësve social, psikologëve dhe mjekëve neurologë që mund ti ofrojnë shërbime personave abuzues.
Nga 1 janari deri tani 3 gra janë vrarë nga bashkëshorti i tyre. 28-vjeçarja Irvana Hyka, e cila ishte shtatzënë, u vra me thikë nga burri i saj në sy të dy fëmijëve të mitur të tyre.
Fëllënza Shkira nga Kavaja u dogj e gjallë në makinë nga burri i saj, ndërsa Liljana Buzo u ekzekutua nga bashkëshorti i saj në derë të gjykatës ku kishte shkuar për divorcin e tyre.