“Ua kanë sjell njerëzve në majë të hundës”/ Petro Koçi sulmon drejtorët e PS

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Ua kanë sjell njerëzve në majë të hundës”/ Petro Koçi sulmon drejtorët e PS

Fieri ishtë një nga ato qarqe ku socialistet nuk arriten dot objektivin e tyre në zgjedhjet e 25 prillit.

Në këtë qark, PS synonte 10 mandate, mirëpo nuk shkoi më shumë se 9.

Sipas kreut të komanduar të PS në qarkun Fier, Petro Koci, ky rezultat ishte më së shumti për faj të administratës që sipas, Kocit ia kanë sjell njerezve në majë të hundës me sjelljen e tyre dhe korrupsionin në sherbime.

Shumë drejtues lokal sipas Petro Kocit, madje ia futen gjumit gjatë fushatës, dhe sioas tij Basha duhet të falenderoje pikërisht këta zyrtare të PS për rezultatin jo të thellë të mazhorancës në Fier.

Advertisement

 

 

Postimi i Petro Koçit në Facebook:

Administrata.

Advertisement

E verteta eshte se PS nuk mori rezultat maksimal ne zgjedhje pikerisht per shkak te administrates. Jo vetem qe shume te zgjedhur ne PS qe jane pjese e administrates ja futen gjumit ne fushate, por nje pjese e rendesishme e administrates u kthye ne kosto elektorale per PS. Me pertacine, kapadaillekun dhe pse jo korrupsionin ne dhenien e sherbimeve per qytetaret. Keta, Basha duhet ti falenderoje per demotivimin e nje pjese te votuesve per te mbeshtetur PS. Shume votues kur votojne nuk kane parasysh Ramen apo Bashen, por administratore te puneve vendore, drejtore apo nepunes qe  ua kane sjelje ne maje te hundes.

Prandaj Basha duhet tu jete mirenjohes te pandershmeve te administrates.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy