Shkup: Në covid-qendra po mjekohen 242 persona, janë pranuar 12 pacientë të rinj

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në covid-qendrat në Shkup në 24 orët e fundit janë hospitalizuar 12 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve nga koronavirusi me çka gjithsej 242 persona të dyshimtë dhe të konfirmuar me Kovid-19 po mjekohen në repartet infektive në kryeqytet, informoi Ministria e Shëndetësisë.

Në 24 orët e fundit në Klinikat interne ka pasur tre pranime. Në Kovid qendrën e SPQ-së “8 Shtatori” janë pranuar pesë pacientë të rinj, ndërsa në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile dje janë pranuar tre pacientë. Gjatë 24 orëve të kaluara në shtëpi janë lëshuar 34 pacientë të shëruar.

Në qendrat e kovidit në Klinikat Interne po mjekohen 68 pacientë. Në SPQ 8 Shtatori ka gjithsej 89 të sëmurë, ndërsa në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile janë të shtrirë 80 pacientë, përderisa në Institutin e Mushkërive të Bardha te Fëmijët – Kozle ka katër pacientë. Në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve ka një fëmijë pozitiv në virusin Kovid-19.

“Gjithsej 242 pacientë të konfirmuar dhe të dyshuar për Covid-19 po trajtohen në repartet e sëmundjeve infektive në spitalet në kryeqytet. Shumë pacientë janë në mbështetje të oksigjenit. Numri i pranimeve në ditët e fundit po zvogëlohet dhe këtë mëngjes deri në orën 8 kishte 300 vende të lira, ndërsa pritet që gjatë ditës pas testimeve të pacientëve të shëruar të lirohen vendet shtesë”, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Advertisement

Të gjitha repartet e spitaleve klinike kanë vende spitalore që kanë qasje në oksigjen dhe mund të ofrojnë ndihmë për pacientët të cilët kanë nevojë për mbështetje oksigjeni.

The post Shkup: Në covid-qendra po mjekohen 242 persona, janë pranuar 12 pacientë të rinj appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy