Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve nisi këtë të mërkure mbledhjen maratone që do të zgjase deri në mbrëmje vonë, ku do të shqyrtohen të gjitha ankesat e Partive Politike për procesin zgjedhor te 25 prillit.
Koalicioni PD-AN, ka ankimuar zyrtarisht rezultatin ne 9 qarqe duke e konsideruar procesin të parregullt, LSI ka kundërshtuar rezultatin ne 5 qarqe ndërsa ankesa kanë paraqitur edhe kandidatet e pavarur që janë pjesë e “Vetevendosje” por edhe koalicioni ABEOK.
I pari që mori fjalën në mbledhjen e KAS ishte përfaqësuesu ligjor i LSI, Altin Kaziaj, i cili duke iu referuar qarkut të Gjirokastres, deklaroi se vendimi për të karantinuar me dy jave ata shtetas që hynin nga Greqia, demtoi direkt LSI pasi pengoi ardhjen e minoritareve të cilet do ta nxirrnin këtë parti të parën në njësinë Dropull, aty ku vangjel Tavo ka shumë mbështetje.
Kujtojme që edhe në emisionet dhe edicionet e lajmevenë Vizion Plus, vetë Vangjel Tavo që nuk u zgjodh deputet, akuzoi qeverine se qëllimshëm nuk lejoi futjen pa karantine te qytetareve nga Greqia pak ditë para zgjedhjeve, ndërsa bente te kundërtën me mbështetesit e vet, të cilët ndonëse kishin ardhur para zgjedhjeve, lejoheshin të shkonin të votonin.
Qytetarët e Dropullit nuk e ushtruan të drejtën e tyre për të votuar. Urdhri për ‘vetëkarantinimin e detyrueshëm’, për një periudhë dy javore për të gjithë shtetasit që hyjnë në Shqipëri nga Maqedonia e Veriut dhe nga Greqia ka ndikuar drejtpërdrejt në pjesëmarrjen dhe rezultatin e votimit në zonën zgjedhje Qarku Gjirokastër. LSI do të dilte forcë e parë, tha Altin Kaziaj ne mbledhjen e KAS.