6 gra të vrara në Shqipëri në 5 muaj nga bashkëshortët ose partnerët e tyre. P
raktikisht më shumë se një grua në muaj i hiqet e drejta për të jetuar, ndërsa rasti i fundit ishte 54 vjecarja Liljana Buzo nga Elbasani e cila u vra pranë gjykatës në prezencë të djalit nga bashkëshorti i saj, pasi kishte nisur procedurat e divorcit.
Për t’i thënë jo dhunës, marrjes së jetës njerëzore dhe nën moton “THUAJA EMRIN” shoqata që në fokus të tyre kanë mbrojtjen e gruas marshuan sot nga qendra e qytetit të Elbasanit drejt gjykatës.
Ndalesa e parë ishte ne vendin ku 54 vjecarja humbi jetën, ku u vendosën karafila dhe u ndezën qirinj.
Në ndalesën përfundimtare pranë gjykatës gratë e konsideruan vetëm një grimcë reagimin e sotëm, ndërsa për disa prej tyre vrasja pranë institucionit të drejtësisë është simbol i dështimit të shtetit.
Ndërsa fenomeni i vrasjes së grave, duket se është ngulitur në shoqërinë shqiptare, kërkohet një edukim më i mirë qysh në gjenezë.