Bekteshi: Organizimi i dasmave në fund të muajit maj, ose fillimi i muajit qershorit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në “Click Plus”, duke komentuar lehtësimin e masave anti-Covid, ka treguar edhe kur pritet hapja e restoranteve të dasmave.

Kjo sipas tij, do të ndodh në fund të muajit maj, ose fillimi i muajit qershor.

“Me siguri që edhe restorantet e dasmave apo restorantet që organizojnë ahengje të ndryshme, diku rreth fundit të këtij muaji (maj), apo fillimit të muajit të ardhshëm (qershor) të mund të fillojnë me punë. Me siguri, në bazë të protokolleve të cilat do t’i përgatitin edhe ekspertët e fushës”, tha Bekteshi.

Dje, Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe theksoi se pamja epidemiologjike ofron mundësi për lehtësim shtesë të kufizimeve, se do të jetë e mundur të organizohen ngjarje kulturore dhe disa gara sportive, por tani për tani nuk lejohen organizimi i dasmave dhe koncereteve.

Advertisement

The post Bekteshi: Organizimi i dasmave në fund të muajit maj, ose fillimi i muajit qershorit appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy