Lagjja e famshme me drita të kuqe në Amsterdam është gati të mbyllet. Ishte në diskutim prej kohësh, por tashmë projekti është konkret.
Për ta zëvendësuar atë, shpjegohet në dokumentin e paraqitur në Këshillin e Qytetit nga Kryetari i Bashkisë, Femke Halsema, është menduar realizimi i një ndërtese pesë-katëshe prej pesë mijë metrash katrorë: një qendër erotike me një bar, një shfaqje seksi, një dyqan dhe 100 dhoma. Do të survejohet nga policia dhe do të ketë një zonë të veçantë për shërbimet seksuale me pagesë.
Ky projekt do të diskutohet me të gjitha palët e interesuara; duke filluar me ata që do të punojnë aty (përfshirë burrat dhe trans, specifikohet në dokument).
Përveç protestave të banorëve për zhurmën, Kryetari i Komunës ka theksuar se një nga objektivat e transferimit ishte edhe nevoja për të mbrojtur të drejtat e punonjësve të seksit nga shfrytëzimi i punës, ngacmimet dhe talljet e shumë turistëve, të cilët dynden në De Wallen.