Askush nuk do të donte të kishte një hipokrit/hipokrite në jetën e tij, megjithatë ata janë aty poshtë hundës sonë. I ndeshim kudo në rrugë, në punë, por edhe në ambientin familjar e shoqëri. Për fat të keq nuk e kemi të zhvilluar nuhatjen për të dalluar hipokritët, por yjet mund të na vijnë në ndihmë. Dikujt mund t’i pëlqejë e dikujt tjetër jo, por sipas astrologëve kjo është shenjat më hipokrite e horoskopit.
Shpeshherë e imagjinojmë Ujorin si një shenjë e cila zgjedh izolimin social, si një mënyrë për të mbrojtur privatësinë e tij, por ja që pas kësaj zgjedhjeje fshihen qëllimet e vërteta të Ujorit. Të parafundit në radhitjen e shenjave të zodiakut, por të parët për t’ju ”vrarë” ditën e qarë natën, Ujorët janë hipokritë të lindur dhe pa skrupuj.
Qëndrojuni sa më larg. Personat që i përkasin kësaj shenje nuk janë kurrë të kënaqur me atë që kanë dhe kërkojnë gjithmonë e më shumë, por këtë e bëjnë duke u shtirur, mashtruar dhe gënjyer njerëzit që kanë pranë. Në përgjithësi flasin pas shpine dhe kur kapen me presh në duar, mundohen t’ju hedhin hi syve duke ju manipuluar./ Living