Një sipërmarrës grek është ekzekutuar në ishullin Zakynthos, në Greqi.
54-vjeçari Dimi Korfiati kishte shkuar në zyrën e kontabilitetit për të diskutuar përfshirjen e tij në një program financimi. Mirëpo, një person i paidentifikuar, filloi të qëlloi në drejtim të zyrës së Korfiatis, duke lënë të vdekur biznesmenin.
Advertisement
Qershorin e vitit të kaluar, ai i shpëtoi një atentati, po rezultoi fatale për bashkëshorten e tij, e cila ndërroi jetë në vend.
Ajo ishte kandidate për këshilltare komunale në zgjedhjet e mëparshme lokale të mbajtura në Greqi.
Advertisement