Të premten, kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski do të takohet me presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.
Siç theksoi Mickoski në brifingun e sotëm me gazetarë, takimi do të përmbajë dy tema edhe atë: 27 prilli dhe gjendja aktuale në shtet.
Kërkesën për takim e ka kërkuar vet kreu i OBRM-PDUKM-së.
Ndryshe, Mickoski para disa ditëve ishte i pranishëm në protestën ku kërkohej lirimi i terroristëve të dënuar për ngjarjet e 27 prillit ndërsa presidenti Stevo Pendarovski për Kanal 5 deklaroi se është për rigjykim të rastit dhe se nuk beson se ata që kanë hyrë në Kuvend janë terroristë./Telegrafi/
Advertisement
The post Mickoski do të takohet me Pendarovskin, do të bisedojnë për 27 prillin appeared first on Telegrafi.