Në seancën e sotme të Qeverisë, gjithashtu është sjellë vendim që të fillojë të zbatohet masa e karantinimit për të gjithë personat që vijnë në Maqedoninë e Veriut nga shtetet si India dhe Brazili.
Këta persona do të duhet të qëndrojnë në izolim dyjavor.
“Komisioni për sëmundje ngjitëse në mënyrë shtesë ka propozuar, kurse Qeveria e pranoi në seancë futjen e masës për vetëizolim të detyrueshëm (karantinës) në kohëzgjatje prej 14 ditësh për të gjithë personat e vendit dhe të huaj që vijnë nga India dhe Brazili, për shkak të parandalimit të shpërndarjes së llojeve të reja të SARS-CoV-2”, njoftojnë nga Qeveria e RMV-së.
The post Maqedoni, izolim dyjavor për personat që vijnë nga India dhe Brazili appeared first on Telegrafi.
Advertisement