Angellov: Ende nuk dihen arsyet për zjarrin në Galiçnik

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov thotë se ende nuk dihen arsyet për zjarrin në Galiçnik.

“Zjarri në Galiçnik u shua shpejt, nuk u zgjerua nëpër fshat. Banorët, mysafirët dhe objektet nuk ishin në rrezik. Ende nuk dihet se cila është arsyeja e zjarrit”, tha Angellov.

Ai shtoi se gjatë ditës së djeshme ka bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që zgara të jetë arsyeja e zjarrit.

Sipas tij, era e fuqishme ka krijuar më shumë panik.

Advertisement

“Rrallë ndodh një erë e fuqishme, zjarri ishte në drejtim të fshatit dhe kishte rrezik real që ai të zgjerohet në shtëpitë e para”, tha Angellov./Telegrafi/

The post Angellov: Ende nuk dihen arsyet për zjarrin në Galiçnik appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy